Ylli i NBA, LeBron James, do të jetë mungesa e LA Lakers për ndeshjet e radhës.
Një nga basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketin e NBA, LeBron James, do të jetë jashtë fushave për një periudhë prej 10 ditësh së paku.
Raportimet nga ShBA bëjnë të ditur se basketbollisti ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell lajmi.net Një gjë të tillë e ka thënë shkarazi edhe Anthony Davis, i cili ka thënë se “kam kontaktuar me të, më ka thënë se është mirë dhe pa simptoma”.
LeBron James tashmë është futur në protokollin e NBA për masat anti-Covid.
Lojtari duhet të rezultojë dy herë radhazi negativ në testet antigjen, para se të kthehet në parket.