Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaLDK për targat: Qeveria ka zyrtarizuar pranimin e strukturave paralele dhe...

LDK për targat: Qeveria ka zyrtarizuar pranimin e strukturave paralele dhe targave ilegale të Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forcave policore nga veriu.

Gashi ka thënë se përse duhet Qeveria të bëjë marrëveshje për tu tërhequr nga pjesa e territorit të vet

“Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bënë me Serbinë, është për pranimin e strukturave dhe targave ilegale si targa zyrtare në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se zëvendëskryeministri ka nënshkruar marrëveshje që targat ilegale të Serbisë, njihen si legale.

“Ky është rezultati i asaj çfarë keni bërë. Ne si opozitë ju kemi thënë se nuk do të sillemi si ju kur janë në pyetje interesat e vendit. Kjo çfarë keni bërë ju, është humbje për Kosovën. Sot qeveria e Serbisë lëshon tagra për Kosovën, të pranuara zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Gashi

Gashi ka shtuar se “keni zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele serbe në Kosovë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments