Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi: Sa më shumë t’i mbyllësh njerëzit aq më shumë e duan...

Latifi: Sa më shumë t’i mbyllësh njerëzit aq më shumë e duan detin

Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar pushimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët këtë fundjavë kanë vendosur ta kalojnë në Shqipëri.

Latifi i arsyeton kosovarët të cilët kanë shkuar ta kalojnë vikendin në Shqipëri, pasi sipas tij, sa më shumë që njerëzit e ndjejnë veten të mbyllur e të kufizuar, aq më shumë e duan detin.

“Filozofia e detit. Sa më shumë që njerëzit e ndjejnë veten të mbyllur e të kufizuar, aq më shumë e duan detin, sepse, siç shkruan Hegeli në Filozofia e Historisë, deti na e jep ndjesinë e të pakufizuarës, ndjesinë e të pafundmes, dhe duke ndjerë të pakufizuarën, ne marrim guximin për t’i kapërcyer kufijtë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ndryshe, ditëve të fundit në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar kolona të shumta.

E njëjta ndodhi edhe të premten, kur u njoftua se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveri e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19.

Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments