Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se në orët në vazhdim duhet sqaruar kërcënimi ndaj kryeministrit Albin Kurti. Nëse nuk ndodh kjo, sipas tij, gjithçka mund të jetë një manovër.
“Masat e ndërmarra që shihen në kamerë lënë me kuptu se mund të jetë një kërcënim serioz dhe i madh”, thotë Latifi.
“Nëse pas gjithë këtij aksioni, pas gjithë këtij operacioni të sigurisë, ne nuk kemi asnjë sqarim për publikun, për opinionin se çfarë ka ndodh, kush e ka kërcënuar, sa ka qenë kryeministri i vendit, atëherë sqarohet gjithçka se ka mund të jetë një manovër e thjeshtë elektorale”, tha Latifi në Pressing.
“Po flas për nesër e tutje, nëse gjithçka mbetet te kjo storie e s’tregohet se kush e ka kërcënuar, sa ka qenë i rrezikuar kryeministri? Qeveria e ka obligim publikun ta njoftojë në detaje. Nëse nuk e bën dhe gjithçka përfundon në këto pamje dhe nuk kemi transparencë elementare, qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë me kuptu se kush ua ka kërcënuar kryeministrin e vendit. Nëse qeveria nuk ua plotëson këtë të drejtë ne kemi mundësi me dyshu në motivin e këtij operacioni”, tha Latifi.
“Nëse angazhohet Njësia Speciale me siguruar kryeministrin e një vendi kjo jep me kuptuar se ata që e kanë kërcënuar kryeministrin tashme janë në terren duke synuar me godit objektivin e tyre”, tha ai.
“Njësia Special del nëse një grup terrorist del në terren dhe po synon me dëmtu kreun e shtetit”, sqaroi ai.