Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi: Japonia ka ndihmuar Kosovën me mbi 550 milionë dollarë, disa popuj...

Latifi: Japonia ka ndihmuar Kosovën me mbi 550 milionë dollarë, disa popuj edhe në bamirësi tregojnë zotnillëk

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japones Shinzo Abe, për të cilin tha se vrasja e tij ishte sot lajmi kryesor në botë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi tha se që nga përfundimi i luftës, Japonia e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, ndihmë që sipas statistikave kapë shifrën e mbi 550 milionë dollarëve.

“Dhe krejt këtë pa bërë reklamë, pa propagandë, pa kushtëzime ideologjike, pa agjenda të fshehta johumanitare. Sepse disa popuj edhe në bamirësi tregojnë zotnillëk. Dhe japonezët pa dyshim bëjnë pjesë në mesin e tyre”, tha Latifi.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u vra sot nga një person gjatë një fjalimi që ishte duke e mbajtur.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments