Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi: Grenell është argat i Vuçiqit, qëndrimi i Kurtit ndaj tij ishte...

Latifi: Grenell është argat i Vuçiqit, qëndrimi i Kurtit ndaj tij ishte i qëlluar

Për analistin Blerim Latifi, ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell është argat i Vuçiqit. Prandaj, Latifi thotë se Kosova është me fat që Donald Trump dhe Grenell kanë humbur zgjedhjet, pasi sipas tij, do e kthenin Kosovën nën Serbi.

Reagimi i analistit Latifi vije pasi Grenell uroi Aleksandar Vuçiqin për fitoren e tij në zgjedhjet në Serbi.

Grenell me anë të një postimi në Tëitter, ka shkruar:

“Urime Vuçiqit për rizgjedhjen në Serbi. Ne kemi një miqësi të fortë dhe në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe kemi ende shumë për të bërë së bashku”.

E lidhur me këtë, Blerim Latifi thotë se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti ndaj Grenellit ishte i qëlluar.

Statusi i tij i plotë:

Në kulmin e luftës në Ukrainë, Trump, tanimë krejtësisht i çmendur pas rënies nga pushteti, i kërkon ndihmë Putinit në luftën e tij politike kundër presidentit Biden. Njeriu i parë nga bota që me plot entuziazëm ia uron fitoren në zgjedhje Vuçiqit, është Richard Grenell.

Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për pikëpamjet e Kurtit rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por duhet ta pranojmë se qëndrimi i tij ndaj Grenellit ishte i qëlluar. Ky njeri është argat i Vuçiqit. Në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi me fat që Trump dhe ky i humbën zgjedhjet. Këta na kishin kthy nën Serbi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments