Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi gërmon arkivat: Edhe Naim Frashëri kishte thënë “bashka” si Bahtiri

Latifi gërmon arkivat: Edhe Naim Frashëri kishte thënë “bashka” si Bahtiri

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, thotë se fjalën “bashka” përveç Agim Bahtirit e kishte përdorur në tekste edhe poeti Naim Frashëri.

Latifi ka shkruar se edhe pse fjalën “bashka” e ka shkruar Naim Frashëri, Bahtiri nuk e ka marrë atë fjalë nga leksiku i Naimit.

“Kemi qeshur me Agim Bahtirin sa herë që e përsëriste fjalën “bashka”. Çuditërisht kjo fjalë qenka në leksikun e përdorur nga Naim Frashëri, njëri prej themeltarëve kryesorë të gjuhës së shkruar shqipe. Në tekstin e tij “Ligj i përjetshëm i shqiptarëve”, Naimi shkruan : “ … Shqipja, Shqipëria, Shqiptaria JANË TË BASHKA dhe një për të gjithë shqiptarët”. Sigurisht Bahtiri nuk e ka marrë këtë fjalë nga leksiku i Naimit, sepse nuk mund të besojmë se ai e ka lexuar veprën e Naimit. Atëherë nga duhet ta ketë marrë? Me gjasë nga mbetjet arkaike dialektikore të shqipes”, ka shkruar ai.

Agim Bahtiri gjatë fushatës zgjedhore kishte përdorur vazhdimisht fjalën “bashka” në vend të fjalës bashkë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments