Tabela që ishte vendosur në Zubin Potok nga Ministria e Pushtetit Lokal, është larguar prej aty nga persona të panjohur.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet. Përveç që është hequr tablela, është dëmtuar edhe vendi ku ishte vendosur.
“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Zubin Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.