Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë disa detaje për sulmuesin Lionel Messi.
Argjentinasi kaloi te PSG si agjent i lirë duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Laporta shpjegoi se lidhja me Messin u përkeqësua në fund.
“Mendoj se ka qenë lidhje e shkëlqyer që zgjati shumë vite dhe në fund u përkeqësua”.
“Prezantimi ishte i çuditshëm. Si të gjithë tifozët e Barcelonës, do preferoja ta shihja te Barcelona, por kemi bërë vendimin e duhur sepse Barcelona është mbi të gjitha”.
“I urojë të gjithë më të mirat, dua ta sheh të lumtur, e meriton. Tani, ndoshta do jemi rivalë dhe duhet të merremi me të”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Laporta ka bërë të ditur se Barcelona ka borxhe rreth 1.3 miliardë euro.