Trajneri Frank Lampard ka nisur negociatat me Norwich Cityn për mundësinë që të bëhet trajneri i tyre i ardhshëm.
Skuadra e Milot Rashicës shkarkuan trajnerin Daniel Farke pas fitores ndaj Burnley, shkaku i rezultateve të dobëta, ku qëndrojnë në fundin e tabelës.
Me disa emra që janë të lidhur me stolin e Norwichit, Lampard shihet si favoriti, ngase është edhe i interesuar për t’u rikthyer në punën e trajneri.
Sipas Football Insider, bisedimet mes klubit dhe teknikut anglez kanë nisur, derisa mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja.
Ndërkohë, objektivi kryesor i Norwichit mbetet qëndrimi në Premierligë.