Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaLajme të mira për bujqit e fermerët nga Qeveria Kurti

Lajme të mira për bujqit e fermerët nga Qeveria Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për media.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta që Kurti dhe Peci do të japin ca lajme të mira për bujqit dhe fermerët.

Në këtë konferencë sipas burimeve, pritet të prezantohet program për bujqësi për vitin 2022 ku pritet të prezantohet rritja e buxhetit për investime në bujqësi.

Po ashtu, pritet të prezantohen edhe masat për lehtësirat për përpunimin e disa perimeve.

Burime të njëjta theksojnë se do të jepen detaje për pagesat e subvencioneve të papërfunduara nga programi i vitit 2020.

Sipas njoftimit, konferenca nis në orën 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, kujtojmë se dje Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, dje kanë prezantuar fillimin e masës 2.1- Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments