Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLajçaku tregon çka i kërkoi Osmanit në takim

Lajçaku tregon çka i kërkoi Osmanit në takim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, bashkë me homologun e tij amerikan, Gabriel Escobar.

Dyshja pati takime me kryeministrin Kurtin, me presidenten Osmani dhe me krerët e partive opozitare politike.

Ndërkaq, në takimin me Osmanin, Laçaku tha se i ka kërkuar asaj gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

“Mëngjesin e sotëm diskutuam situatën në veri të Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që do të lejonte qetësimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, tha Lajçaku në një postim në Twitter.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments