Monday, November 25, 2024
HomeLajmeLajçaku për situatën e tensionuar në Kosovë: S’e duam një Ukrainë tjetër

Lajçaku për situatën e tensionuar në Kosovë: S’e duam një Ukrainë tjetër

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se nuk duan një Ukrainë tjetër, duke iu referuar këtu luftës atje, ndërsa ka theksuar se po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Kosovë.

“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam t’i qartësojmë  faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës.

Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – deklaroi ai gjatë vizitës së tij në Strugë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments