Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaLajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, duke shtuar se Lajçak në Kosovë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme.

Ai ka theksuar se Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Për vizitën e tij paralajmërohet një ditë pasi zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është dakorduar me Serbinë t’i hapin arkivat e luftës në takimin që pati në Bruksel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments