Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeLajçak thotë se pati një “diskutim të rëndësishëm” për dialogun Kosovë-Serbi me...

Lajçak thotë se pati një “diskutim të rëndësishëm” për dialogun Kosovë-Serbi me kryediplomaten rumune

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka pasur “një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut” me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odebescu.

Lajçak e falënderoi Odobescun dhe u shpreh mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Luminita Odebescu për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale.Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

Odobescu, vendi i së cilës vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, tha se i ka ofruar mbështetje Lajçakut në ndërmjetësimin e tij në dialog.

“Shumë e kënaqur që të takoj Përfaqësuesin Special sot në Bukuresht. Një shkëmbim i mirë në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo në “X”.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments