I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Lajçak ka njoftuar se me Sarrazin kanë diskutuar për gjendjen në rajon dhe për procesin e dialogut.
“Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi ai.