Emisari i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka mbajtur një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.
Lajçak iu është shprehur falënderues Italisë për mbështetjen që iu është dhënë atij në rolin ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi.
“Në Romë, u ndava i kënaqur me diskutimin që pata me Nënsekretarin italian të shtetit, Benedetto Della Vedovam, për zhvillimet e fundit në Ballkan. E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, deklaroi ai.
Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, pasi palët nuk pranuan të mbajnë takim trepalësh.
In Rome, I enjoyed my discussion with Italian Undersecretary of State @bendellavedova about the latest developments in the Balkans. I updated him on the current state of the Dialogue & steps ahead. Thanks to Italy for its strong support to my work & EU integration of the region. pic.twitter.com/WP1QLJ4MqO
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 18, 2021