Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaLajçak pas takimit me Bislimin: Diskutimet nuk ishin të lehta

Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutimet nuk ishin të lehta

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Ljacak përmes një cicërime në Twitter ta se diskutimet për tema të dialogut nuk ishin të lehta, por megjithëkëtë ai thotë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe gatishmërinë e Bislimit për të gjetur zgjidhje.

Faleminderit zv.Kryeministrit të Parë të Kosovës @BislimiBesnik për ardhjen sot në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të Dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, shkroi Lajcak.

Ndryshe, ditë më parë u paralajmërua që sot, Lajçak do të takohet virtualisht edhe me palën serbe.

Kujtojmë se Lajçak në një intervistë për televizionin publik pati thënë se janë shumë afër që dyja palët të pajtohen në disa tema konkrete dhe u shpreh optimist se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje në shumicën prej tyre, sidomos në çështjen për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri.

Derisa u rriten thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në një procedurë më të shpejtë pas rrethanave të reja gjeopolitike që prodhoi agresioni rus në Ukrainë, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë rrugën e dialogut për të filluar procedurat për të hyrë në Bashkimin Europian. Megjithatë, ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments