Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLajçak në përpjekje për të organizuar një takim Kurti – Vuçiq

Lajçak në përpjekje për të organizuar një takim Kurti – Vuçiq

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim ‘ad-hoc’ mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bratislavë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.

Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments