Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.
Ai ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin e ndërmjetësuesit të dialogut.
Lajçak ka bërë të ditur se i ka informuar palën italiane për gjendjen aktuale të dialogut.
“E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, ka deklaruar ai në Twitter.
Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh.