Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-ve, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar edhe gjatë ditës së sotme pritet të qëndrojnë në Kosovë.
Ata fillimisht nga ora 9:45 minuta do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ata sot do të nisen edhe drejt Serbisë.
Por, Escobar dhe Lajçak para se të nisen drejt Serbisë, do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.
Pas takimit me Osmanin, këta dy të fundit do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.
Lajmi mëson se takimi midis opozitës dhe emisarëve nga BE-ja dhe SHBA-të do të zhvillohet në zyrat e Be-së në Prishtinë pas takimit me Osmanin