Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ka pasë atë me të cilën është i ngarkuar, dialogun Kosovë-Serbi.
Së fundi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix.
“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.
Në New York, Lajçak zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit me të, emisari bëri me dije se diskutimet do të vazhdojnë.
Po ashtu, ai ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./