Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për mungesë të ujit të pijshëm në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Përmes një njoftimi për media, KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet kanë dalë në tërren për ta sanuar dëmtimin.
Ndërkaq në njoftim është bërë të ditur se si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit nga Komuna e Prishtinës, ka ardhur edhe te mungesa e ujit të pijshëm.
“Si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit të KK Prishtinë , në rrugën ” Muharrem Fejza ” qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme. Përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt. Pa ujë të pijshëm janë lagjja e Spitalit dhe Mati 1”, thuhet në njoftim.