Robin Krasniqi duket se po ia arrin ta kthejë në favor të vetin ankesën e tij.
Krasniqi mposhtej nga Domenic Boesel në një duel ku shumica panë se kosovari ishte dominues.
Boesel fitonte me vendim unanim 116:112, 115:114 dhe 115:113, dhe merrte titullin e kampionit nga Krasniqi.
Reagimi i Krasniqit pas vendimit skandaloz ishte i menjëhershëm dhe gjeti përgjigjen e tij sot.
Një juri prej pesë anëtarëve profesionistë të certifikuar nga federata gjermane e boksit, ka marrë vendim të kundërt. Që të pestit dhanë vendimin në favor të Krasniqit.
Më poshtë mund ta shihni meçin për të cilin bëhet fjalë.