Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKy është vendimi i Gjykatës për paraburgim ndaj 2 serbëve të cilët...

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgim ndaj 2 serbëve të cilët dyshohen se e sulmuan KFOR-in (DOKUMENT)

Rado Petrovic dhe Dusan Obrenovic, nuk do të jenë të lirë, edhe për 1 muaj, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e paraburgimit.

Ata po dyshohen për veprën penale ‘rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare’ dhe ‘pjesmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’.

RTV Dukagjini ka siguruar vendimin e Gjykatës për të dyshuarit.

Aty thuhet se ka dyshim të bazuar se të dyshuarit janë të përfshirë në grupe kriminale që lënduan 30 pjesëtar të KFOR-it, tre prej të cilëve me armë zjarri.

Pos kësaj ata sulmuan edhe gazetarë e dëmtuan makina, ndërsa thuhet se organizimi i u bo nga pjesëtarë të Listës Serbe në bashkëpunim me strukturat ilegale “Mbrojtja civile“ që janë ish policët e dorëhequr dhe grupet kriminale.

Përveç kësaj në arsyetimin e gjykatës është përmendur edhe mundësia e ikjes së të dyshuarve, pasi që të dy kanë edhe nënshtetësi serbe.

Në deklaratat e të pandehurve dhënë në seancën dëgjimore, ata kanë mohuar të kenë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, duke thënë se pasi që janë arrestuar nga KFOR-i, të njëjtit janë dorëzuar tek zyrtarët policor, të cilët sipas tyre kanë përdorur dhunë fizike.

Dokumenti i plotë:

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments