Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKy është raporti i lindjeve,vdekjeve e shkurorëzimeve për muajin Janar 2024 ...

Ky është raporti i lindjeve,vdekjeve e shkurorëzimeve për muajin Janar 2024 nga ASK

Në muajin Janar 2024 janë regjistruar 2 216 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 171 lindje janë meshkuj dhe 1 045 lindje janë femra.

Ndërsa në në muajin janar të këtij viti janë regjistruar 2 175 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 155 raste.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Janar 2024.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1 084 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 583 janë meshkuj dhe 501 janë femra.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments