Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKy është personi që ndërroi jetë pasi u plagos mbrëmë në Prishtinë

Ky është personi që ndërroi jetë pasi u plagos mbrëmë në Prishtinë

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë. Kastriot Ramadani 39 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë, si pasoj e plagosjes së mbrëmshmë.

Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve për “IndeksOnline” e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka për Indeksonline.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Granit Hamiti (1990) Andi Pajaziti (1996) Kastriot Ramadani(1984) Lea Syla (2003) Ardita Alija (1989) Hysni Geci (1986) Agim Zeqiri (1978) Nue Nikqi (1979

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments