Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka vdekur tragjikisht, të shtunën, në Itali.
Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se ai ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në vendpunishte.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
“Pasdite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, kanë thënë familjarët e të ndjerit.
