I arrestuari si i dyshuar për djegien e veturave në Veri është Milovan Božović.
Policia e Kosovës njoftoi më parë se M.B , është i nacionalitetit serb, 36-vjeçar.
Ai dyshohet se është i përfshirë edhe në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policorë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.