Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKy është email që u raportua për bombë në Rektorat

Ky është email që u raportua për bombë në Rektorat

IndeksOnline ka siguruar email me të cilin është kërcënuar Rektorati i Universitetit të Prishtinës për një shpërthim të mundshëm me bombë.

“Bombë në Hasan Prishtinë, e vendosur të shpërthej tani”, thuhet në email në gjuhën angleze.

 

Objekti i Rektoratit të UP-së është rrethuar nga forcat e Policisë. Përveç tyre e pranishme është edhe njësia për çmontimin e lëndëve shpërthyese dhe njësia e qenve, K-9.

Objekti në brendësi është kontrolluar, kurse tani po kontrollohet në detajet oborri.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka thënë për IndeksOnline se në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për kanosje të dyshimtë që ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka deklaruar Borovci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments