Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë sot në Kaçanik. Sipas mediave lokale, viktima është Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut.
Faqja “Kaçanik.info” ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi sot në Kaçanik.
Ai ka thënë se viktima është rreth moshës 40-vjeçare.
Jashari ka bërë me dije se është identifikuar një i dyshuar për rastin, por që ende s’është arrestuar.
“Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur, i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një i dyshuar është identifiku, por ende s’është arrestuar. Mosha e saktë e viktimës nuk dihet ende, por është rreth të 40’ave. Motivi ende s’dihet”, ka thënë Jashari.
Rastin e vrasjes e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli