Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKy është autori i vrasjes së efektivit në komisariat

Ky është autori i vrasjes së efektivit në komisariat

Efektivi i policisë Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në kryeqytet ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve okular ai kishte parkuar mjetin e tij pak minuta para se të merrte shërbimin.

Ngjarja ka ndodhur para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit i cili ishte polic prej 1 viti e gjysmë ka ndodhur një konflikt banal.

Efektivi Ludian Zaimi ka qëlluar të paktën me 6 plumba ndaj kolegut të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori është ndaluar nga kolegët teksa dilte nga komisariati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments