Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKy është 18-vjeçari që u vra me thikë në Tiranë

Ky është 18-vjeçari që u vra me thikë në Tiranë

18-vjeçari Aurelio Dervishi mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Ditën e djeshme ai ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se dy të rinjtë kanë debatuar në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Autorët kanë goditur me thikë në zemër Aurelio Dervishin. Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Mësohet se të arrestuarit, të dyshuar si autorët e ngjarjes janë nga Farka. Vajza, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me viktimën në momentin e ngjarjes.

Njëri prej të arrestuarve është Fensis Shehu, 20 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme te Rrethi i Shkozës. Autorët u larguan menjëherë pas krimit për tu arrestuar ditën e sotme.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments