Në rendin e ditës, përveç deklarimeve dhe pyetje parlamentare, do të jetë edhe interpelanca e ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Çështje e kësaj interpelance do të jetë rishikimi i buxhetit të shtetit dhe rritja e pagave në sektorin publik.
Ky është rendi i plotë i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.