Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKuvendi miraton Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private

Kuvendi miraton Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private

Kuvendi me 67 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private, të cilin projektligj e ka prezantuar dhe arsyetuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

 

Ministrja Haxhiu fillimisht tha se rregullimi i kësaj fushe është kompleks, por shtoi se projektligji është në pajtim me standarde më të avancuara ndërkombëtare dhe heq nga rendi juridik një ligj të Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

“Projektligji i ri është në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe heq nga rendi juridik një ligj të ish-RSFJ-së që nuk i përgjigjet rrethanave police juridike dhe ekonomike të shtetit tonë, pra, nga viti 1982. Si rrjedhojë e rëndësisë së madhe të këtij projektligji besojmë që është me rendësi Kuvendi i Kosovës t’i jap miratimin e tij dhe pastaj hyrjes në fuqi”, theksoi ajo.

Kuvendi tani është duke shqyrtuar në parim Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments