Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Me 81 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.

 

Po ashtu, me 82 vota për Kuvendi ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Për projektligjin për programin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Zvicrës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky program mbështet qasjen në ujë të pijshëm për zonat rurale, menaxhimin e qëndrueshëm të sistemit të ujit dhe ujërave të zeza në komunat e ndryshme të Kosovës dhe koordinimin më të mirë brenda këtij sektori.

Ndërsa, sa i përket projektit në mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë të nënshkruar me datën 29.06.2021, e cila ka pasur për qëllim ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për reagimin ndaj pandemisë COVID-19. Marrëveshja bazë kishte vlerën 46 milionë euro.

Të dy këto marrëveshje kanë marrë përkrahjen edhe të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota për kanë miratuar në shqyrtim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po me 70 vota, deputetët kanë miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orë 15:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments