Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
Në këtë seancë e cila do të mbahet më 8 qershor, parashihet shkarkimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal.Kërkesa për seancë është nënshkruar nga 24 këshilltarë komunal.