Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 31 mars 2022:
– Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)
– Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdën e aktiviteteve për fushën e Efiçiencës së Energjisë organizon tryezën për prezantimin dhe publikimin e dokumentit “Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sëiss Diamond, ora 9:30)
– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
– Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban konferencën ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:30)
– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
– Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj” mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)