Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pasi nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme pika e parë e rendit të ditës, ajo për Raportin e Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve. Deputeti më i vjetër që po udhëhiqte këtë seancë, Avni Dehari njoftoi se do t’i drejtohet Presidentes Vjosa Osmani se si të veprohet me tutje.
Lidhur me këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Reporteri se në këtë rast vonesat s’do të ishin të përshtatshme.

“Besoj që barra më e madhe i bie partisë që ka fituar më së shumti vota të cilët njëfarë mënyre nuk e informojnë publikun dhe sjellin situata të tilla të pakëndshme, ku informohet publiku se kanë dhënë dorëheqje në mënyrë paralele kur ishte duke u mbajtur seanca konstituive“, tha ai
Për Raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit kundër votuan deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së.
Memli Kransiqi nga PDK tha se s’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje.
“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.
Edhe Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i caktuar në Komisionin për verifikim të mandateve, tha se votoi kundër raportit për shkak se e morën me vonesë dokumentacionin për dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.
“Nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë zgjedhur si deputetë”, deklaroi Zemaj.
VV-ja mori mbështetje nga tre deputetët e NISMËS, kurse Duda Balje dhe Veton Berisha s’morën pjesë në këtë votim.