Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për tri vepra penale, raporton Express.
Personi i shpallur në kërkim është Elvis Kelmendi nga Peja.
Ai po kërkohet për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim të rëndë trupor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
