Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKush po u jep çmim Ramës, Vuçiqit e Kovaçevskit për Ballkanin e...

Kush po u jep çmim Ramës, Vuçiqit e Kovaçevskit për Ballkanin e Hapur

Tre anëtarëve të Ballkanit të Hapur, Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrit të Maqedonisë Dimitar Kovacevski do t’u “shpaguhet mundi” që kanë dhënë për Ballkanin e Hapur. Sipas agjendës së aranzhuar nga organizatori, atyre në Samitin e Ohrit do t’u jepet një çmim për lidership për shkak të angazhimit për Ballkanin e Hapur, një iniciativë që pësoi goditje dje nga Rusia pasi i dha përkrahje, e që s’po pranohet nga Kosova, ndërkohë që Mali i Zi e Bosnja kanë ende mëdyshje.  

Tre liderët ballkanikë do ta marrin çmimin nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me rastin e 100-vjetorit të kësaj dhome.

“Pas orës 15:30 do të mbahet ceremonia e dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e “Ballkanit të Hapur” për kryeministrin Rama, kryeministrin Kovaçevski dhe presidentin Vuçiç nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, në 100-vjetorin e kësaj dhome”, bëhet e ditur në agjendën e samitit të nesërm.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë ende jashtë saj.

Kryeministri malazez, Abazoviq në anën tjetër ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e nesërm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte refuzuar ftesën e homologut maqedonas Kovaçevski për pjesëmarrjen në takimin e Ohrit.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments