Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKush ishte Madeleine Albright, ish-Sekretarja e Amerikës që u bë pjesë e...

Kush ishte Madeleine Albright, ish-Sekretarja e Amerikës që u bë pjesë e çlirimit të Kosovës në vitin ‘99

Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ajo arriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se ajo të bëhej ikonë politike dhe feministe. Albright ishte rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Europën e mesit të shekullit të 20’të.

Vdekja e Albright nga kanceri u konfirmua nga familja e saj nëpërmjet një deklarate këtë të mërkurë.

Albright ishte figurë qendrore në Administratën e Bill Clinton.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Ajo ka shërbyer më parë si ambasadore e Klintonit në Kombet e Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 1997.

Albright ishte fytyra e politikës së jashtme të SHBA’së në dekadën mes fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga presidenti George W. Bush si ‘rend i ri botëror’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments