Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKush është prokurori që po heton keqpërdorimet e pretenduara me rezerva shtetërore?

Kush është prokurori që po heton keqpërdorimet e pretenduara me rezerva shtetërore?

Në ditën e sotme zyrtarë policorë kanë bastisur Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, banesën dhe restaurantin në pronësi të Ridvan Muharremi.

Pas përfundimit të tyre janë arrestuar: ky i fundit dhe dy zyrtarë të MINT-it për dyshimet se janë përfshirë në keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Kush është prokurori që po heton këtë rast?

Prokurori, Valdet Gashi, ka hetuar rastin e njohur si “afera e 53 milion eurove”, të cilat Pal Lekaj në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës i kishte dhënë kompanisë Bechtel Enka.

Ai ka hetuar edhe rastin e vjedhjes së dy milion eurove të vjedhura nga thesari i shtetit, në kohën sa Hykmete Bajrami ishte ministre e Financave.

Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe rastin e kapjes së 400 kilogramëve kokainë në Lipjan ishin hetuar nga Gashi poashtu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments