Sunday, November 24, 2024
HomeBotaKush është Jean-Luc Melenchon, fituesi i zgjedhjeve franceze që nuk e njeh...

Kush është Jean-Luc Melenchon, fituesi i zgjedhjeve franceze që nuk e njeh Kosovën dhe akuzonte dikur UÇK-në?

Besohej se beteja kryesore në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Francë do të bëhej mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, por kreu i koalicionit të majtë “Fronti i Ri Popullor” Jean-Luc Mélenchon ngatërroi llogaritjet e të gjithëve dhe – ai është “gati për të sunduar”.

“Kutitë vendosën mes dy projekteve diametralisht të kundërta. Fronti i ri Popullor është gati të sundojë. Presidenti duhet të përkulet dhe ta pranojë këtë humbje. Kryeministri duhet të shkojë sepse nuk e ka fituar asnjëherë besimin e Kuvendit. Presidenti ka për detyrë të ftojë Frontin e Ri Popullor të qeverisë. Ne jemi gati”, tha Mélenchon menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në Francë.

Ai shpejt shpjegoi në llogarinë e tij në Facebook se e majta e shpëtoi Francën.

“E majta e bashkuar e shpëtoi Republikën. Ajo mund të iniciojë një punë mjedisore dhe sociale që është aq e nevojshme për njerëzit tanë, kohën tonë, botën tonë, Evropën tonë”, tha Melanchon.

Në publikun francez ai konsiderohet një politikan britanik që nuk ka frikë të thotë atë që mendon.

Por, çfarë kishte deklaruar më herët ai për Kosovën?

“Rasti i Kosovës është një nga shembujt në të cilin SHBA-ja me veprimet e saj agresive destabilizon rendin ndërkombëtar”, tha ai në vitin 2018.

Ai ka shpjeguar se lufta në Kosovë është “shembull shkollor i përputhshmërisë së paturpshme mediatike” me fjalimin e ushtrisë amerikane dhe se ngopja e publikut me manipulime dhe “shpëlarje truri” kanë dhënë rezultate, transmeton Kosovo-Online, përcjell Sinjali.

“Kur bombarduan Serbinë, SHBA-të e shpallën veten mbrojtës të pakicave dhe drejtësisë, vetëm për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake, siç do të bënin më vonë në rastin e Irakut. Dhe siç bëjnë kudo. Siç bëjnë zakonisht për të marrë nën kontroll një zonë të caktuar. Këtu bëhet fjalë për fshirjen e Serbisë nga harta e ndikimit politik. Sigurisht, bëhet fjalë kryesisht për propagandën e luftës. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shikojmë pasojat e bombardimeve të tyre”, tha Melanchon.

Në atë kohë ai foli për akuzat e bëra në raportin e tij nga ish-raportuesi special Dick Marty, duke i akuzuar pjesëtarët e UÇK-së për trafikim organesh nga të burgosurit.

“Trafikimi i organeve të marra nga çlirimtarët heroikë të Kosovës kaloi pa u vënë re. Vendosja e një baze gjigante të ShBA-së në shtetin derivat nuk është komentuar. Përgjegjësia e mafive shqiptare të mbrojtura nga qeveria në këtë trafikim dhe e disa të tjerëve nuk është për diskutim.

Ai vuri në dukje se Kosova është një shembull pothuajse i përsosur i suksesit të kapaciteteve manipuluese të “fuqisë së butë” mediatike bashkëkohore.

“Sigurisht që sovraniteti i Kosovës është në thelb imagjinar”, pohon ky politikan francez.

Nëse koalicioni i tij formon Qeverinë e re të Francës, do të shihet nëse ai do të ndryshojë diçka në qëndrimin e tij, të cilin e shprehu me rastin e 19-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

“Për sa i përket Francës, duke qenë se është në NATO, ajo nuk mund të promovojë respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe OKB-së si kornizë për dialogun midis shteteve”, tha Melanchon.

Ai nuk hezitoi të kritikojë autoritetet franceze kur Serbia nuk mori vendin gjatë ngjarjes qendrore për përkujtimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Ne jemi të ofenduar dhe të pikëlluar nga mungesa e respektit për popullin serb”, tha Melanchon.

Ai tha se Serbia humbi një të katërtën e popullsisë së saj dhe se kjo ishte “përqindja më e lartë e viktimave nga të gjithë pjesëmarrësit në atë luftë”.

Ai nuk e kishte mshefur mllefin ndaj Kosovës as në vitin 2017, kur ishte një nga katër kandidatët për president.

“Kosova është kapur padrejtësisht dhe Serbia duhet të vazhdojë të mbrojë denjësisht sovranitetin e saj, siç ka bërë deri më tani”, tha ai.

Nga këndvështrimi i sotëm, shumë në BE do ta kritikojnë edhe për pikëpamjet e tij për respektimin e kufijve.

“Paqja nuk përgatitet duke u përgatitur për luftë, paqja krijohet duke punuar në të. E njëjta gjë vlen edhe për Donbasin, Maqedoninë, Kosovën, Skocinë apo bashkimin e Irlandës. Çdo vend mund të bëjë kështu një listë garancish që kërkon që të respektohet paqja në kufijtë e tij”, kishte thënë Melancho.

Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që janë mësuar më shumë me qeveritë e koalicionit, Franca nuk ka traditë që ligjvënësit nga kampet rivale politike të bashkohen për të formuar një shumicë. Franca është gjithashtu më e centralizuar se shumë vende të tjera evropiane, me shumë më tepër vendime që merren nga Parisi.

Presidenti Macron shpresonte se me fatin e Francës në duart e tyre, votuesit mund të largoheshin nga e djathta dhe e majta ekstreme dhe të riktheheshin tek partitë kryesore më pranë qendrës, ku Macron gëzon më shumë mbështetje që i dha atij presidencën në 2017 dhe përsëri në 2022. Ai shpresoi se kjo do ta forconte presidencën e tij për tre vitet e mbetura në detyrë.

Por, në vend që të dilnin në mbështetje të tij, miliona votues shfrytëzuan vendimin e tij të befasishëm, si një mundësi për të shprehur zemërimin e tyre me inflacionin, krimin, emigracionin dhe shqetësimet e tjera, duke përfshirë stilin e qeverisjes së tij.

Polarizimi i mprehtë i politikës franceze, veçanërisht në fushatën e zjarrtë dhe të shpejtë, me siguri do të ndërlikojë çdo përpjekje për ndërtimin e koalicionit. Racizmi dhe antisemitizmi njollosën fushatën elektorale, së bashku me fushatat e dezinformimit rus, ndërsa mbi 50 kandidatë raportuan se ishin sulmuar fizikisht – diçka shumë e pazakontë për Francën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments