Otoniel u arrestua në një zonë rurale pranë kufirit me Panamanë. Në operacionin e arrestimit të tij morën pjesë 500 ushtarë dhe u përdorën 22 helikopterë. Ai nuk përdorte celular, por komunikonte me korrier.
Gazeta “El Tijempo” bëri të ditur se autoritetet arritën të përcaktojnë vendin e saktë se ku u arrestua në fund bosi i drogës dy javë më parë.
Siç thuhet, lëvizjen e tij e kanë ndjekur më shumë se 50 informatorë me ndihmën e imazheve satelitore. Agjencitë amerikane dhe britanike u përfshinë në kërkim.
Ottonel kishte bashkëpunim të vazhdueshëm me emisarët e karteleve meksikane, mafias kalabreze dhe siciliane në Itali dhe ishte një nga bosat që sillte drogën në shtetet e Ballkanit.