Gjinekologu në kujdesin parësor shëndetësor të komunës së Prishtinës, Arsim Gashi, dyshohet se është personi që ka sulmuar profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.
Rasti ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë rreth orës 14:30, pasi Gashi ka shkuar së bashku me të birin tij i cili është student tek profesoresha Latifi-Pupovci.
Gazetari Bujar Vitija ka thënë se Gashi ka edhe raste të tjera për të cilat është e njoftuar policia.
Gjinekologu Arsim Gashi
– Ne vitin 2017 suspendohet nga puna ne QMF per shkak te ankesave te qytetareve. Per kete shkak e kishte sulmuar dhe kercenuar me vdekje ish-drejtorin e Shendetesise ne komunen e Prishtines Arben Vitia.
– Ne vitin 2020 arrestohet nga Policia per abort te jashteligjshem tek nje 13-vjeçare e dhunuar nga 2 persona ne Gjilan.
– Ne vitin 2022 grushton profesoreshen Hatixhe Latifi-Pupovci, pasi ia rrezoi djalin nga provimi.