Saturday, November 30, 2024
HomeLajmeKosovaKusari-Lila jep versionin e saj për përplasjen në Kuvend: E ofenduan ministren...

Kusari-Lila jep versionin e saj për përplasjen në Kuvend: E ofenduan ministren Gërvalla

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se tensioni i para pak minutave në Kuvendin e Kosovës u shkaktua për shkak të disa ofendimeve që shkuan në drejtim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Pastaj, Kusari-Lila tha se kanë reaguar edhe ministrat tjerë për t’i dalë në mbrojtje Gërvallës.

“Pati ofendime ndaj ministres Gërvalla. Pati shkëmbim të fjalëve pastaj dhe reaguan edhe ministrat sepse gjuha ishte shumë e ulët”, tha Kusari-Lila.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas reagimit të ashpër të deputetëve të opozitës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Pasi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta pauzë, duke u larguar deputetët nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar tollovi.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments