Saturday, November 23, 2024
HomeBotaKurz nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Serbi

Kurz nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz urdhrin më të lartë shtetëror për merita në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç e cilësoi atë “mik të certifikuar” ndërsa foli për forcimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Austrisë.

Presidenti serb i thuri lavde Kurz duke e cilësuar mbresëlënës dhe një nga politikanët më të talentuar duke e dëshmuar këtë me situatën politike dhe ekonomike të vendit të tij.

Kryeministri i Austrisë tha se Serbia është partneri kryesor për Ballkanin Perëndimor si dhe Austria është një nga investitorët më të mëdhenj një Serbi. Kjo tha ai vjen sidomos falë rritjes prej 7%.

Austria është investitori i dytë më i madh i huaj në Serbi, ku operojnë të paktën 400 kompani. Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve vitin e kaluar ishte mbi 1.2 miliardë euro.

Serbia sipas të dhënave zyrtare ka 120 mijë qytetarë të saj që punojnë dhe jetojnë në Austri, ndërsa numri real mund të jetë gati dyfish.

Dy liderët kanë diskutuar gjatë takimi dhe çështjen e ndalimit të emigrantëve nga Afganistani për të hyrë në Evropë.

Kurz tha se refugjatët duhet të pranohen nga vendet fqinje, kurse Vuçiç garantoi se Serbia nuk do të kthehet në një “vend parkimi” për afganët.

Kryeministri i Austrisë prej kohësh ngre çështjen e emigrantëve duke thënë se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë emigrant nga Afganistani pasi ka një numër emigrantësh të disproporcion që prej vitit 2015 në krahasim me vende të tjera të BE.

Serbia ka pranuar që të strehojë rreth 150 gra dhe vajza nga një ekip futbollit të Afganistanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments