“Nëse nuk ka datë, atëherë shpesh do të thotë që ritmi po ngadalësohet”, tha Kurz në një deklaratë për mediat para Samitit të nesërm BE-Ballkani Perëndimor.
Ai vlerësoi se është pozitive që Samiti BE-Ballkan Perëndimor po mbahet dhe se ka një angazhim të BE-së për zgjerimin.
I pyetur për spekulimet se presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij të fortë mbi zgjerimin e BE-së para zgjedhjeve presidenciale, Kurz tha se një gjë të tillë e konsideron të gabuar.
Kurz shprehu kënaqësinë që një takim i drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet përsëri, duke kujtuar se takimi i fundit i tillë ishte në 2018 para pandemisë.
Ai falënderoi kryeministrin slloven Janez Jansa për organizimin e takimit dhe vuri në dukje se ka një zhvillim pozitiv në Ballkanin Perëndimor përmes reformave.