Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKurtit i shkojnë në zyrë dy senatorë amerikanë

Kurtit i shkojnë në zyrë dy senatorë amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë senatorët amerikanë, Chris Murphu dhe Gary Peters.

Pas takimit të Kurtit me senatorët amerikanë, do të ketë deklarim për media.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate zyra e kryeministrit, ku thuhet se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

I njëjti pritet të nisë sot pasdite në orën 15:00.

Ndryshe, Kurti kishte zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy, të premten e 3 marsit.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti kishte njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore mes vendeve.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me senatorin amerikan duke diskutuar marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës si vendi nr.1 i renditur në BB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, kishte shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ishte takuar me senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin, në kuadër të vizitës zyrtare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti kishte shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen nga Kongresi dhe Senati Amerikan, për çështjen e Kosovës dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ai kishte potencuar progresin e shënuar përgjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments